Telegrafi

Dizajnet më të pakuptimta, të cilët mendohet se janë bërë rastësisht (Foto)

Skenat e ndryshme që kanë parë duke shëtitur, disa njerëz është dashur t’i shikojnë dy herë, për të besuar nëse janë të vërteta.

Në një përmbledhje të bërë nga Bored Panda, shfaqen dizajnët e pakuptimta, të cilat mendohet se janë bërë rastësisht dhe jo me qëllim që të duken ashtu, transmeton Telegrafi.

Që nga dyert e vendosura gabimisht, deri te shenja e komunikacionit që duket se lejon krimin për një kohë të caktuar, janë disa prej imazheve të përmbledhura.

“Nëse nuk i keni goditur ndonjëherë gishtat e këmbëve, provoni të jetoni në këtë shtëpi” ishte komenti për fotografinë, ku shihet një katror betoni, ngjitur me një mur.

Shishja e sapunit, në të cilën shkruan ketqup dhe është e ilustruar me rrush, po ashtu është në mesin e këtyre objekteve. /Telegrafi/