Telegrafi

Dizajnerja zbulon sekretin e dukjes si adoleshente (Foto)

Lure Hsu nga Tajvani, është bërë sensacion në rrjetet sociale, për shkak se duket sikur adoleshente, megjithëse nuk është e re.

Dizajnerja e interierëve që së shpejti bëhet 42-vjeçare, nuk heziton të tregojë sekretin e pamjes rinore, që është konsumi madh i ujit si dhe shumë perimeve, transmeton Telegrafi.

Gruaja që nuk ka asnjë rrudhë në fytyrë dhe rrallë vë grim, ka 230 mijë ndjekës në Instagram, derisa në Facebook rreth 340 mijë të tjerë.

“Perëndesha me moshën e ngrirë në kohë”, e kanë quajtur atë një magazinë, fotografinë e së cilës e kanë vendosur në ballinë.

Mirëpo, pos kafesë që pi në mëngjes, Hsu ka reduktuar pirjen e lëngjeve, ndërsa ka shmangur pijet e gazuara. /Telegrafi/