Site icon Telegrafi

Dizajnerja Vjollca Llapashtica vjen me koleksionin e ri ‘pranverë-verë 2018’, të quajtur “Love your Color”

Dizajnerja me famë ndërkombëtare, Vjollca Llapashtica, nëpërmjet një fotosesioni e ka prezantuar koleksionin e saj për sezonin pranverë – verë 2018, të quajtur “Love your Color”.

Ky koleksion, me mbi 40 kreacione, në brendinë e vet përçon mesazhe gëzimi, optimizëm dhe gjallëri, dhe është koleksion shumë femëror.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Vjollca Llapashticën

Në koleksionin e prezantuar dominojnë fustane elegante dhe janë të krijuara me këto materiale: sedefe me dizajne të ndryshme, çipk me perla me gurë sfarofski, fustane të kombinuara me plish, tafte me dizajne të luleve të shtypura në te, po ashtu një pjesë e këtij koleksioni është krijuar edhe me punë dore.

Të bashkangjitura disa pamje fantastike, ku duket se Llapashtica të gjithë kreativitetin e saj ka derdhur në këtë koleksion.

Exit mobile version