Telegrafi

Dizajnerja e stolive të shtrenjta la diamantet që të merret me rritjen e perimeve, ndjehet më e lumtur se kurrë më parë me punën në kopsht

Lucy Start nga Essexi i Anglisë, që ndjehej gjithnjë e stresuar dhe në ankth, e ka lënë punën e saj di dizajnere e stolive të shtrenjta, që të merret me rritjen e pemëve dhe perimeve.

Nëna 37-vjeçare, i ka lënë pincat për gërshërë të mëdha dhe braktisi diamantet që i vendoste në stoli, të clat pëlqeheshin shumë nga të famshmet si Rihanna dhe Lady Gaga, ndërsa paraqitej edhe në magazina të njohura si Vogue, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, në vitin 2013 ajo e la këtë punë, sepse ndjehej e lodhur nga zhvillimet në industrinë e modës. Tani, ajo ndjehet më e lumtur se kurrë më parë, me mbjelljen dhe rritjen e perimeve të ndryshme në kopshtin e saj, që i sjellin edhe përfitime të konsiderueshme.

“Kaloja nëpër periudha shumë të vështira, andaj nisa të punoja në kopsht, vetëm sa të hiqja mendjen nga obligimet. Pasta kuptona që kopshti është një qetësues i madh, ndërsa më lehtëson dhe në aspektin fizik, sepse jam gjithnjë në lëvizje”, ka thënë Start.

Studentja e diplomuar në dru, metal dhe qeramikë, ka thënë se gjithnjë i ka pëlqyer të mbjellë dhe sa herë që gjente ndonjë hapësirë të lirë, gjente diçka për të mbjellë dhe të kujdesej për të. /Telegrafi/