Dizajnerja britanike e modës, një nga më të famshmet në botë, Stella McCartney, ndonëse e bija e një prej ikonave të muzikës, Paul McCartney dhe fotografes Linda McCartney, nuk ka pasur çdo gjë që ka dashur në fëmijërinë e saj
Në një intervistë për Porter Edit, stilistja e njohur ka rrëfyer për vështirësitë dhe pamundësitë me të cilat është përballur kur ka qenë e vogël.
“Jam rritur në një familje që nuk hidhte asgjë poshtë. Mund të duket e pabesueshme, por s`kam pasur para kur kam qenë fëmijë. Prindërit s`më jepnin shumë para, prandaj më duhet të shkoja në dyqane me rroba të përdorura. Doja t`u thosha njerëzve të shkojnë në dyqane të tilla, pasi është diçka emocionuese dhe interesante”, – është shprehur Stella.
Kështu që, nëse nuk keni blerë ndonjëherë në dyqane me rroba të përdorura, merreni parasysh këshillën e Stella McCartney, sepse pse të mos e bësh kur e thotë një stiliste si ajo? /Telegrafi/