Site icon Telegrafi

Dizajnerja bën histori: Prezantohet në Javën e Modës në Nju Jork, në sfilatën e veshjeve me shami (Foto)

Anniesa Hasibuan ka debutuar në Javën e Modës në Nju Jork, me koleksionin e veshjeve që shoqërohen me shami për kokë.

Në këtë formë, dizajnerja 30-vjeçare nga Indonezia ka bërë histori, sepse është hera e parë që në pasarelën e këtij organizmi, secila modele ka qenë e mbuluar, transmeton Telegrafi.

Në koleksionin Pranverë/Verë 2017 të quajtur D’Jakarta, janë parë mbulesa mëndafshi me ngjyrë fildishi, pjeshke dhe të hirtë.

Modelet kanë pasur të veshura fustane të gjatë dhe të lëshuar, pantallona të gjëra, si dhe sako shumëngjyrëshe, që janë të bazuara në ligjet islame.

Në shumicën e veshjeve, ka pasur të ngjitura detaje metalike dhe rruaza.

Të pranishmit e kanë duartrokitur Hasibuan në fund të shfaqjes, e cila ishte kujdesur për 48 pamje të ndryshme.

Në mesin e tyre janë dhjetë veshje për mbrëmje dhe ceremoni, kurse të tjerat që të përdoren për çdo organizim ditor./ Telegrafi/

 

 

Exit mobile version