Telegrafi

Dizajneri Tan France bëhet me fëmijë sërish përmes një nëne surrogate

Foto: Instagram

Tan France ka mirëpritur fëmijën e tij të dytë përmes një nëne surrogate.

Ylli i “Queer Eye” njoftoi lajmin emocionues në Instagram të martën mbrëma së bashku me një foto të ëmbël të tij dhe bashkëshortit, Rob France, duke mbajtur dy fëmijët e tyre.

Rob shihet duke mbajtur fëmijën e parë të çiftit, Ismail, ndërsa Tan mban djalin e tyre të porsalindur, Isaac.

“Mirë se erdhe djali im i dytë, Isaac France, i lindur fundjavën e kaluar”, ndau Tan me katër milionë ndjekësit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tan France

“Ai e kompleton familjen tonë të vogël në mënyrë të përsosur”.

Dhe më pas në postim ka falënderuar edhe nënën surrogate, përmes së cilës erdhi në jetë fëmija.

Tan dhe Rob vlen të ceket se u martuan në vitin 2007.

Ata publikojnë vazhdimisht fotografi me djalin e tyre të parë, por ia mbulojnë gjithmonë fytyrën. /Telegrafi/