Izet Curi është modelist dhe disenjator me famë botërore, i cili karrierën e tij e filloi në moshën 13 vjeçare. Në atë kohë mbante edhe kurse te rrobaqepësit më të njohur në Shkup.
Emri i tij filloi të përmendej atëherë kur punonte veshje për rokerët, njofton Klan Kosova. Në moshën 21 vjeçare udhëtoi për në Francë dhe që atëherë kryeqyteti Parisi u bë shtëpia e tij e dytë.
Aty u njoh me krijues të mëdhenj të modës, madje u bë edhe pjesë e shtëpisë së modës Hermes. Më pas Curi, vazhdoi të eksploronte tek emrat e mëdhenj të modës, si Thierry Mugler dhe Azzedine Alaia.
Përvojën shumëvjeçare e solli në Shkup, ku në fund të vitit 2014 ka hapur nja institut të modës me emrin “Izet Curi”.
Metodat franceze janë pjesë e praktikës së 30 studentëve në këtë shkollë mode, derisa pikë synim është që ata të formohen si modelistë dhe stilistë ku është edhe vet profesori që sot njihet me këtë titull.