Site icon Telegrafi

Dizajneri krijon fanellat e kombëtareve të futbollit, sikur të përfaqësonin firma të modës (Foto)

Emilio Sansolini nga Italia, i cili merret me dizajnimin  veshjeve të ndryshme sportive, kësaj radhe ka krijuar një projekt shumë interesant.

Ai i ka punuar fanellat e kombëtareve të futbollit, sikur ato të përfaqësonin firmat më të mëdha të modës, që vijnë nga ai vend, transmeton Telegrafi.

Bluzës së Francës i është shtuar jaka, ndërsa është punuar në frymën e Lacoste. Në anën tjetër, fanella e ekipit gjerman e ka një jakë më të vogël dhe ngjanë me veshjet e Boss.

Në fotografitë e mëposhtme, janë disa nga punimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version