Tashmë e dimë se javët e modës në sezonin e ardhshëm do të jenë shumë të ndryshëm nga ato të fundit.
Saint Laurent ka vendosur të tërhiqet nga orari i Javës së Modës në Paris, ndërsa Java e Modës në Londër do të shkrihet me Javën e Modës për Meshkuj dhe do të shfaqet vetëm në mënyrë digjitale, transmeton Telegrafi.
Tani një mori dizajnerësh të mëdhenj dhe markat kryesore të modës i kanë shkruar një letër të hapur industrisë së modës, për të bërë thirrje për një ndryshim në kalendar, dhe për të punuar për ta bërë industrinë më të qëndrueshme, një çështje që është bërë edhe më e nevojshme që nga pandemia COVID-19.
Mary Katrantzou, Tory Burch, Gabriela Hearst, Erdem, Mytheresa, Liberty dhe Gucci kanë shkruar: ”Kohët e fundit një grup prej nesh nga e gjithë industria globale e modës, nga CEO-të deri tek blerësit, u bënë bashkë në një seri bisedash me një vizion të përbashkët, për të diskutuar mënyrat në të cilat biznesi ynë duhet të transformohet”.
“Ne u pajtuam që mjedisi aktual edhe pse sfidues, paraqet një mundësi për një ndryshim thelbësor dhe të mirëpritur që do të thjeshtojë bizneset tona, duke i bërë ato më të qëndrueshme në mënyrë mjedisore dhe shoqërore dhe në fund t’i përafrojë ato më ngushtë me nevojat e klientëve”.
Ata u zotuan të ‘krijojnë një fluks më të ekuilibruar të porosive gjatë sezonit për të siguruar risi, sepse duhet kohë që produktet të jenë të duhurat. Si dhe do të ketë zbritje në fund të sezonit për të lejuar më shumë shitje me çmim të plotë në koleksionet e ardhme’. /Telegrafi/