Telegrafi

Dizajn unik dhe perfomancë e fuqishme, të gjitha në një smartphone epik, 5 arsyet përse duhet të blini një nga pajisjet e serisë Galaxy S24

Gjenera e re e smartphone-ve Galaxy S24 do të hapë një epokë të re dhe do të shpalosë përvoja të reja celulare, që do të ndryshojnë përgjithmonë mënyrën se si smartphonet fuqizojnë përdoruesit. Dhe është pikërisht Inteligjenca Artificiale, shkurtimisht AI si e ndeshim kudo, ajo që përforcon pothuajse çdo përvojë në serinë Galaxy S24. Galaxy S24 Ultra, Galaxy S24+ dhe Galaxy S24, janë 3 titanët e kësaj gjenerate të cilët frymëzojnë dhe padyshim janë pionerët e dekadës së ardhshme të inovacionit celular. Më poshtë do të listojmë 5 arsye përse duhet të bëni tuajin një nga pajisjet e serisë Galaxy S24.

Kamera që do ju shndërrojnë në një artist sa hap e mbyll sytë

Teknologjia e kamerës së Samsung është në krye të listës, përse kjo seri do të shndërrohet në të preferuarën tuaj.  Këtë vit, kryefjala e risisë lidhur me kamerat, por jo vetëm ishte Inteligjenca Artificiale. Këtë vit, Samsung na hapi portat e një universi të ri, ku gjithçka kishte të bënte me Galaxy AI. Ky është një term gjithëpërfshirës për grupin e ri të veçorive gjeneruese të AI Mobile të Samsung, të përfshira me çdo telefon S24. Dhe po, sigurisht që përfshin dhe kamerën. Falë këtij novacioni, çdokush që kërkonte prej kohësh të hulumtonte botën e fotografisë dhe një pasion të ri, do e ketë më të lehtë, eksplorimin e një arti kaq sublim. Falë Edit Suggestion, Edit Generative apo opsioneve të tjerë të mbështetura nga AI ju do të çoni më tej, pasionin për fotografinë.

Një ekran më i ndritshëm dhe më i gjallë në ngjyra

Nëse jeni personi që i adhuroni ekranet e mëdha Samsung Galaxy S24 Ultra, Android-i më i fundit 6,8 inç është smartphone i bërë për ju.  Nëse jeni duke menduar të bleni një telefon të madh, dizajni 6.8 inç i S24 Ultra kualifikohet si gjigant, dhe sigurisht një ekran i tillë vjen me disa përmirësime të këndshme në krahasim me modelin e vitit të kaluar. Ekrani i S24 Ultra ka aftësinë të bëhet jashtëzakonisht i ndritshëm, edhe nëse jeni duke e përdorur telefonin nën rrezet e diellit. Kjo pajisje krenohet me një shkëlqim të ri maksimal prej 2600 nit (një përmirësim goxha me rëndësi në krahasim me S23 Ultra). Përmes këtij ekrani, lojërat, serialet dhe videot nuk do i shihni më njësoj.

Seria S24 ofron jetëgjatësi fenomenale të baterisë

Një arsye pse duhet të zgjidhni një nga pajisjet e serisë S24 ëhtë sepse ato ofrojnë qëndrueshmëri më të gjatë dhe bateria 5000 mAh e S24 Ultra është fenomenale. Në një test së bëri së fundmi nga një person i pasionuar pas teknologjisë rezultoi se bateria e S24 ultra ka zgjatur më shumë se 25 orë, teksa xhirohej një video 4K.

Siguri dhe konfidencialitet i avancuar

Siguruar nga Samsung Knox, platforma e sigurisë me shumë shtresa të nivelit të mbrojtjes së Galaxy, Galaxy S24 ruan informacionin kritik dhe mbron ndaj dobësive me pajisje harduare të sigurta nga skaji në skaj, zbulimin e kërcënimeve në çast dhe mbrojtje bashkëpunuese.

Angazhimi i gjatë i Samsung për t’ju ofruar përdoruesve zgjedhje dhe kontroll mbi pajisjen e tyre vazhdon në epokën e AI. Përdoruesit e Galaxy S24 kanë kontroll të plotë mbi sa i lejojnë të dhënat e tyre të përmirësojnë përvojat e AI, përmes cilësimeve të inteligjencës së avancuar që mund të çaktivizojnë përpunimin në internet të të dhënave për veçoritë e AI.

Këto ishin vetëm disa nga karakteristikat që kemi veçuar rreth kësaj serie, por ajo që mund të themi është se kjo gjeneratë është një central i vërtetë fuqie. Nuk ju mbetet asgjë tjetër veçse të bëni tuajën një pajisje dhe të revolucionini jetën tuaj.

Dizajni i ri, elegancë në çdo detaj; ngjyra unike

Me një mburojë të qëndrueshme prej titani të ndërtuar direkt në kornizë dhe rezistencë më të mirë ndaj gërvishtjeve me Corning® Gorilla® Armor, Galaxy S24 Ultra është telefoni i parë “titan”  rezistent si kurrë më parë. Trupi dukshëm më i hollë i Galaxy S24 Ultra mundëson përvojë më të mirë në lëvizje dhe kapje më të rehatshme në dorë. Në Galaxy S24+ dhe Galaxy S24, një dizajn i thjeshtë unik plotëson një standard më estetik me lidhje pa probleme midis kapakut të pasmë të pajisjes dhe kornizës anësore. Ekrani do të jetë gjithashtu më i ndritshëm. Corning® Gorilla® Armor redukton reflektimet dhe përmirëson qartësinë vizuale, edhe në rrezet direkte të diellit. Vision Booster i përmirësuar rrit gjithashtu kontrastin dhe ngjyrën për një përvojë të jashtëzakonshme. Ngjyrat e kësaj serie janë një tjetër arsye bindëse që ky është telefoni i bërë për ju. Seria Galaxy S24 vjen me tone ngjyrash të frymëzuara nga mineralet e Tokës. Në Galaxy S24 Ultra, ngjyrat përfshijnë: gri titani, e zezë titani, vjollcë titani dhe e verdhë titani. Ngjyrat në Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 përfshijnë: e zezë oniksi, gri mermeri, vjollcë kobalti dhe e verdhë qelibari.

Për më tepër, smartphone-t e serisë Galaxy S24 janë gjithashtu të disponueshëm për porosi paraprake, ku me blerjen e njërës prej pajisjeve ju merrni një model me hapësirë të dyfishtë memorie për çmimin e variantit bazë, i cili mund të arrijë kursime të konsiderueshme dhe një bonus shtesë. Periudha e porosive paraprake është e disponueshme nga data 17 deri në 30 janar ose deri në mbarimin e stokut. Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni link-un.