Dizajni i Modës është arti i të krijuarit veshje të bukura, me stil dhe të përshtatshme. Duke përcjellë trendet, kulturat dhe mënyrat e veshjes, kjo është kthyer edhe në profesion. Mund të themi se një stilist i mirë apo siç quhet ndryshe një dizajner mode mund të arrij shuma të mëdha nga shitjet e krijimtarisë së tij. Realizimi i ideve, jetësimi i tyre deri tek lansimi në treg janë një procedurë e cila mund të shkurtohet nëse keni përkrah profesionist të fushës. Këtë më së miri e mundëson të studiuarit në UNI – Universum International College, me një staf profesional, ambient të përshtatshëm dhe kreativ ju mund të diplomoheni në Dizajn Mode.
Diploma juaj do jetë e fuqizuar nga Universiteti më i madh në SHBA, Arizona State University, kjo do jetë vlerë e shtuar për juve. Krahas kësaj, studentët e UNI – Universum International College punojnë në projekte reale, marrin pjesë në evente të rëndësishme kushtuar modës. Kur studioni në Universum International College do të fitoni njohuri rreth parimeve të industrisë së modës, do të fitoni aftësi teorike, praktike dhe do të mësoni të zbatoni me sukses idetë tuaja.
Të diplomuarit në Dizajn Mode ka këto mundësi të punësimi:
Punësim në Shtëpi vendore dhe ndërkombëtare të Modës si Dizajnere Mode dhe Stiliste, Punësim si Fashion Illustrator, Dizajnere e tekstileve, Shkrimtare e Modës, Stiliste personale, Hapja e Ateliesë tuaj.
Pajisu me diplomë të njohur nderkombëtarisht, nga UNI – Universum International College i cili menaxhohet nga Arizona State University.
Për më shumë informacione kontaktoni në:
E-mail: info@universum-ks.org
Nr.tel:+383 44 144 062
Facebook: Kolegji Universum
Instagram: universumcollege