Reflex D, prodhuar nga lideri i mobilieve Dromeas, është karrige ekzekutive e cila shquhet për dizajnin ergonomik dhe të bukur.
Kjo karrige shquhet për shumë karakteristika të mira, ku vlen të përmendet rregullimi automatik i mbështetëses në pjesën e pasme varësisht nga pozita e trupit, mandej rregullimi i lartësisë së ulëses me piston gazi, etj.
Pjesa e pasme e kësaj karrige ka një mekanizëm i cili i adaptohet lëvizjeve natyrale të trupit dhe mbajtëset e duarve mund të përshtaten sipas dëshirës në bazë të lartësisë dhe gjerësisë.
Përveç se përmban edhe shumë karakteristika tjera të mira të cilat e bëjnë këtë karrige ideale, Reflex D gjithashtu vjen me një shumëllojshmëri ngjyrash edhe me plot 5 vjet garancion!
Vlen të ceket se kjo karrige, siç bëjnë të ditur përfaqësuesit e brendit botëror Dromeas, është më e shitura në Kosovë dhe në Shqipëri.
Përndryshe, kompania Dromeas është e certifikuar me ISO 14001, EMAS, PEFC, etj. dhe i furnizon me mobilie disa prej institucioneve e kompanive më të rëndësishme në botë, siç është Coca Cola, Komisioni Evropian, CERN-i, aeroportet e ndryshme ndërkombëtare, etj.
Lidhur me ofertat dhe çdo informacion shtesë, kontaktoni në:
Tel: +383 49 463 800
E-mail: dromeasks@gmail.com
FACEBOOK: Dromeas Kosovë