Site icon Telegrafi

Divorci Romelu Lukaku–Manchester United gjithmonë e më afër, gjobë e madhe nga klubi për belgun që nuk po kthehet në stërvitje

Romelu Lukaku. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Romelu Lukaku e dëshiron kalimin te Interi dhe kjo është e sigurt, por në mes është edhe Juventusi, një destinacion i pranuar nga ai.

Manchester United, i ka refuzuar ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij, por belgu nuk ka dëshiruar që të përballet dhe t’i kundërvihej klubit të tij aktual.

Veprimet e sulmuesit së fundmit kaun bërë që marrëdhëniet mes tij dhe klubit të jenë në nivelin më të ulët.

Lukaku është në qendrën sportive të ish-klubit të tij, Anderlecht ku ka stërvitur me të rinjtë e këtij klubi.

Lexo po ashtu Lukaku po stërvitet me Anderlechtin, pritet largimi nga Unitedi

Një vendim për të cilin “Djajtë e Kuq” ishin në dijeni, por që i kishin kërkuar lojtarit të rikthehej ditën e martë.

Një rikthim që nuk ka ndodhur edhe pse klubi ka kërkuar.

Sipas “Mirror”, drejtuesit e klubit, e kanë ndëshkuar, me një gjobë plot 500 mijë euro për sjellje jo korrekte ndaj klubit.

Ky vendim e ofron më shumë divorcin e tij me klubin. /Telegrafi/

Exit mobile version