Site icon Telegrafi

Divizioni Infiniti i Nissan zbulon modelin e ri luksoz QX80

Divizioni Infiniti i Nissan sapo ka zbuluar modelin e ri QX80 si pjesë e gjeneratës së re Patrol 2025.

Siç është raportuar, modeli i ri fuqizohet nga një motor 3.5 litërsh V6 me dy turbo me 336 kW dhe një transmetim automatik me nëntë shpejtësi.

Pjesa e përparme e QX80 përmban drita LED me një logo të ndriçuar të markës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në Amerikën e Veriut ky model do të jetë i disponueshëm në katër variante: Pure, Lexy, Sensory dhe Autograph.

Ndërsa për sa i përket peshës, derivateve, dhe emetimeve, kompania ende nuk ka publikuar detaje.

Por, dihet se ky variant vjen me tre rreshta ulëse me funksion masazhi, ngrohje, ftohje dhe me opsione për shtatë ose tetë pasagjerë.

Përpara ka ekranet dixhitale dhe ato info-argëtuese me Google të integruar, altoparlantë, kamerë, dhe një ekran për kontrollimin e klimës.

Gjithashtu, vetura përmban edhe një kamerë e cila mund të shfaq pasagjerët e rreshtit të dytë  në ekranin e info-argëtimit ose mund të përdoret për të parë brenda veturës në çdo kohë përmes një aplikacioni në telefon.

Në SHBA, Infiniti QX80 ka një çmim fillestar prej 82,450 dollarë (mbi 75 mijë euro). /Telegrafi/

 

Exit mobile version