Telegrafi

Divi dhe gjahtari

Pas shfaqjes së tij në kinemanë e kryeqytetit shqiptar, “Millenium” përmes një premiere me filma të animuar, prodhimi i parë që sjell epokën dixhitale në animacion, është duke marrë pjesë në festivale të huaja.

“Divi dhe gjahtari” do të konkurrojë në festivalin ndërkombëtar të filmit të shkurtër në Drama të Greqisë, i cili ka ngritur siparin më datën 15 shtator dhe zgjat pesë ditë.

Pas këtij festivali, filmi do të merr pjesë në një tjetër festival që do të zhvillohet nga data 23 deri 26 tetor të këtij viti në Lituani.

Festivali i parë i cili ia ka hapur derën këtij filmi të animuar ishte festivali ndërkombëtar i Kalifornisë. /panorama/telegrafi/