1. Rihanna
Përveç “shëtitjes” së fundit me flokët e kuqe, për asgjë tjetër nuk mund t’i tërheqim vërejtje Rihanës dhe stilit të saj. Patëm mundësinë ta vëzhgojmë transformimin e saj prej një tinejxhereje të urtë deri tek vamp-vajzë, jemi dëshmitarë se pothuajse nuk ekzistojnë veshje që nuk i përshtatet Rihanës.
2. Victoria Beckham
Ose e doni ose e urreni. Pa marrë parasysh në cilën kategori bini, duhet të pajtoheni se Victoria e njeh modën. Përveç se i zgjedh shkëlqyeshëm kombinimet e saj, i përshtat mirë edhe me ato të bashkëshortit të saj, me çka të dy janë çifti i veshur më mirë në botë.
3. Kate Moss
Top-modele dhe shije e mirë e modës. Disi logjikisht vjen ky krahasim, por e zgjodhëm pikërisht Kate Moss për shkak të shpirtit rok që e fut në kombinimet e përditshme.
4. Gwen Stefani
Fat i mirë që Gwen Stefani vendosi ta lërë stilin që e paraqiti në “No doubt”. Prej veshjeve të zbardhura me susta të shumta, Stefani ndërtojë një stil që i ngjan stilit të një dive të vërtetë.
5. Jennifer Lopez
Të gjithë që i përmendëm, vetëm Lopez arriti t’i lëviz kufijtë e shijes. Pas saj, vajzat e dobëta si skelet nuk u kthyen më asnjëherë në modë.
/Telegrafi/