Telegrafi

Divanin e paguar nuk ia dërgonin në shtëpi, vendosi ta merrte me ndihën e familjarëve (Video)

Fiona Bonson nga Darlingston i Anglisë, kishte paguar afro njëmijë euro për një divan, por salloni i mobileve që kishte probleme administrative, nuk po ia dërgoni në shtëpi si ishte planifikuar. As pas tre muajsh.

Për këtë arsye, 53-vjeçarja vendosi ta merrte situatën në duar të saj dhe bashkë me familjarë, shkuan ta merrnin ‘mallin e paguar’, transmeton Telegrafi.

“Gjatë vitit të kaluar, bashkëshorti im pa pasur një problem shëndetësor dhe i duhet të qëndrojë gjysmë shtrirë. Kemi një divan të vjetër, andaj e bleva të riun që ta ketë sa më rehat” ka thënë Bonson.

Madje, ajo kishte shpenzuar kursimet e fundit, që ta ketë këtë orendi luksoze, por që data e dërgimit shtyhej vazhdimit, derisa ata e morën me forcë prej sallonit ku po ekspozohej. /Telegrafi/