Fiona Bonson nga Darlingston i Anglisë, kishte paguar afro njëmijë euro për një divan, por salloni i mobileve që kishte probleme administrative, nuk po ia dërgoni në shtëpi si ishte planifikuar. As pas tre muajsh.
Për këtë arsye, 53-vjeçarja vendosi ta merrte situatën në duar të saj dhe bashkë me familjarë, shkuan ta merrnin ‘mallin e paguar’, transmeton Telegrafi.
“Gjatë vitit të kaluar, bashkëshorti im pa pasur një problem shëndetësor dhe i duhet të qëndrojë gjysmë shtrirë. Kemi një divan të vjetër, andaj e bleva të riun që ta ketë sa më rehat” ka thënë Bonson.
Madje, ajo kishte shpenzuar kursimet e fundit, që ta ketë këtë orendi luksoze, por që data e dërgimit shtyhej vazhdimit, derisa ata e morën me forcë prej sallonit ku po ekspozohej. /Telegrafi/
https://youtu.be/GJt–7YyM8o