Telegrafi

Dittmann: Serbia e detyruar të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Axel Dittmann ka theksuar se Serbia, para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është e detyruar që me Kosovën të bëjë marrëveshje obligative juridike për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve reciproke.

Dittmann për portalin European Western Balkans ka thënë se ende ka një numër të madh çështjesh ndërmjet Beogradit e Prishtinës që duhet zgjidhur dhe se për këtë arsye, përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini dhe ekipi i saj po vazhdojnë të ndërmjetësojnë në dialog, njofton tvn1, transmeton Koha.net .

“Normalizimi është kushti kryesor para se Serbia të anëtarësohet në BE, pasi nuk duam të importojmë konflikte rajonale. Procesi i normalizimit është me shumë rëndësi edhe për qytetarët e Serbisë e edhe për ata të Kosovës”, ka thënë në fund Dittmann.