Site icon Telegrafi

Dittmann: Gjermania nuk dëshiron të zëvendësojë Mogherinin në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Axel Dittmann, ka deklaruar se vendi i tij mbështet takimin mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që sipas tij zgjidhja e marrëdhënieve me fqinjët, përveç reformave, modernizimit dhe sundimit të ligjit, është një nga kërkesat e Bashkimit Evropian për Serbinë, shkruajnë mediat serbe.

Ai tha se për Për Bashkimin Evropian marrëdhëniet me fqinjët janë shumë të rëndësishme.

“Nuk duam konflikt dhe prandaj pajtohemi për normalizim të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Ky dialog është më i rëndësishëm për ata që jetojnë në Kosovë, prandaj Bashkimi Evropian mbështet të dyja palët në dialog”, ka thënë Dittmann para gazetarëve në Beograd gjatë një konference ndërkombëtare të organizuar me temën “Mesazhet nga Ballkani Perëndimor”, transmeton Telegrafi.

I pyetur rreth mundësisë që Federica Mogherini të ndërrohet me një ndërmjetësues tjetër, Dittmann është përgjigjur duke thënë se nuk është e vërtetë.

“Nuk është e vërtetë që Gjermani që dëshiron ta ndërrojë ndërmjetësuesen, dialogu është organizuar nga Bashkimi Evropian dhe Federica Mogherini. Ajo është personi kyç”, ka shtuar Dittmann. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version