Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit ka pasur tejkalim të vlerave kufitare ditore.
“Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometerorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë ditëve të fundit janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10. Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 24.12.2016 e cila ka arritur në vlerën 90.0µg/m3, ndërsa me date 23.12.2016 vlera mesatare ditore ka qen 46.2µg/m3, me date 25.12.2016, vlera mesatare ditore ka qen 98.2µg/m3, dhe me date 26.12.2016 vlera mesatare ditore ka qen 54.9µg/m3”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim është theksuar se përqëndrime të larta janë paraqit edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 90.0µg/m3.
“Kjo gjendje ka ardhur si pasojë jo vetëm e burimeve ndotëse në cilësinë e ajrit që tani më janë të njohura, por edhe për shkak të kushteve jo të favorshme meteorologjikë të cilat kanë qenë gjatë kësaj periudhe kohore ku janë regjistruar parametrat meteorologjik si vijon: Era 3.0 m/s, Temperatura-5.0oC gradë Clesius, Lagështia 95% dhe Shtypja atmosferike 944.5mb”, thuhet në njoftimin e MMPH-së./Telegrafi/