Telegrafi

Ditët në vijim moti me temperatura të larta

Temperatura deri në 32 gradë C pritet të dielën dhe në ditët e para të javës së ardhshme, kjo, sipas EHMR-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Fundjava dhe ditët e para të javës së ardhshme në Maqedoni do të jenë nën dikim të ajrit të nxehtë me origjinë të kontinentit të Afrikës. Poashtu moti do të jetë i thatë dhe i nxehtë për këtë periudhë të vitit.

Më nxehtë do të jetë të dielën dhe dy ditët e para të javës së ardhshme ku temperatura maksimale do të lëviz prej 25 deri 32 gradë C. /Telegrafi/