1 janari – e shtunë është ditë jopune për të gjithë qytetarët. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale shpalli të gjitha ditët jopune në vitin 2022.
Në fillim të vitit, përveç ditës së parë, ditë jopune për të gjithë qytetarët është edhe 7 janari, kur festohet festa ortodokse e Krishtlindjeve. Një ditë më parë, ose më 6 janar, nata e Buzmit është ditë jopune për të krishterët ortodoksë.
Dita tjetër jopune është 19 janari, Ujërat e bakuar, kur lirohen nga puna besimtarët ortodoksë. Gjatë vitit të ardhshëm janë 11 ditë jopune, që vlejnë për të gjithë qytetarët.
“Në vitin 2022 janë pesë ditë jo pune për qytetarët e fesë ortodokse. Qytetarët e fesë katolike kanë tre ditë jo pune. Qytetarët e besimit islam kanë një ditë jo pune, dhe një ditë jo pune kanë edhe pjesëtarët e komunitetit shqiptar në vend. Po ashtu nga një ditë jo pune kanë edhe qytetarët nga komuniteti serb, rom, vllah, hebre, boshnjak dhe turk”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Nga Institucionet shtetërore bënë me dije se në ditët jopune të përcaktuara me ligj, nuk do të kenë mundësi t’u ofrojnë shërbime qytetarëve, dhe i këshillojnë që ti kryejnë të gjitha punët e nevojshme gjatë ditëve të punës. E njëjta gjë vlen edhe për sektorin bankar, si dhe për institucionet e tjera administrative dhe financiare./Alsat/