Telegrafi

Ditët e para të Pulisic te Chelsea: Askush nuk e vërejti që kisha ardhur

Christian Pulisic (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Christian Pulisic ka rrëfyer se askush nuk e kishte vërejtur arritjen e tij në ditën e parë te Chelsea, ashtu që ishte dashur të fitonte respektin e atyre që e rrethonin.

Futbollisti amerikan nënshkroi për klubin londinez në verën e vitit 2019 nga Borussia Dortmundi për 58 milionë funte (66 milionë euro)

Dhe derisa ai kishte emocione për takimin e parë me bashkëlojtarët e rinj, ata as që e vunë re ardhjen e tij.

“Ishte vërtet e çuditshme ajo që ndodhi. Mu desh të shkoja drejt nga pushimi veror pas Kupës. Kisha një javë pushim dhe nuk e shijova verën”.

“Skuadra kishte filluar stërvitjet parasezonale në Japoni, prandaj shkova drejt atje dhe mu desh të udhëtoja vet me aeroplan dhe pastaj të takohesha me skuadrën që kishte udhëtuar nga Londra”.

“Shkova drejt në hotel, ndërsa gjëja tjetër në orar ishte që të shkoja drejt në stërvitje. Isha i lodhur, i emocionuar dhe nuk e dija se çfarë të mendoja, por: ‘Jam te Chelsea dhe kjo është fantastike’”.’

“Hipa në autobus, edhe ata sapo kishin hipur. Të gjithë ishin gjysmë të fjetur, shkova dhe u ula në autobus dhe askush madje nuk më vërejti. Askush nuk tha asgjë. Ndoshta ishe një apo dy veta që thanë: ‘Hej, tung’, ndërsa unë thash me vete: ‘Çfarë po ndodh këtu?’”.

“Në ditët e para në stërvitje kisha emocione. E dini si është kur shkon te një skuadër e re. Të gjithë janë të mirë jashtë fushe, por për të fituar respekt, duhet ta dëshmosh në fushë se ke aftësi, sepse kështu është”.

“Në ditën e tretë pata një seancë shumë të mirë stërvitore, shënova disa gola, luajta mirë dhe dhurova asistime, pastaj lojtarët ia nisën të vinin dhe të më flisnin dhe e fitova respektin e tyre”.

“Është interesante si funksionon, mirëpo ata janë djem të shkëlqyer dhe jam kënaqur që atëherë”, ka deklaruar Pulisic për emisionin 13&ME. /Telegrafi/