Sot në Shkup fillojnë Ditët e dyta të Nënë Terezës, që do të zgjasin deri më 5 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në suaza të Ditëve, sot të rinjtë e famullisë së Shkupit “Shpirti i shenjtë i Krishtit” organizojnë aksion – Dashuri në vepër.
“Të motivuar nga dashuria dhe bamirësia e Nënë Terzës së shenjtë, me nismën e të rinjve të famullisë së saj të lindjes në Shkup dhe në suaza të organizimit “Ditët e Nënë Terezës së shenjtë” duam që t’u dalim në ndihmë atyre që kanë nevojë për të, edhe atë në mënyrë konkrete”, thonë nga organizatorët e aktiviteteve.
Nesër në Sheshin Maqedonia, në organizim të Qytetit të Shkupit dhe Kishës katolike të Maqedonisë do të mbahte Program kulturor, në suaza të së cilit do të hapet ekspozitë “E shenjta nga Shkupi-E shenjta e botës”./Telegrafi/