Site icon Telegrafi

“Ditët e Mios”

Kolonia Ndërkombëtare “Ditët e Mios” nisi rrugëtimin ditën e djeshme për të 11-tin vit radhazi në Korçë.

Piktorë nga Shqipëria dhe jashtë saj janë tashmë pjesë e kësaj kolonie. Për piktorët, Korça mbetet një studio e madhe me hapësira për t’u eksploruar, befasuese për pasurinë që mbart e cila është mjaft frymëzuese për të ushtruar talentin e tyre.

Këtë vit do janë pjesëmarrës 20 piktorë nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Greqia, Turqia dhe Polonia. Mes tyre ka emra mjaft të njohur në artin e telajos.

Boboshtica, Drenova, Vithkuqi, Voskopoja e Dardha janë fshatrat turistikë ku kanë shprehur dëshirën të pikturojnë pjesëmarrësit e këtij edicioni, ku natyrisht nuk do të mungojë edhe Pazari i Vjetër dhe karakteristik i Korçës.

Aktiviteti synon jo vetëm vendosjen e urave të komunikimit mes artistëve, por sidomos promovimin e vlerave të qytetit. Piktorët nga vende të ndryshme të botës janë pjesë e kësaj kolonie, që tashmë ka zënë një vend të rëndësishëm në aktivitetet kulturore në qytetin e Korçës dhe jo vetëm.

Piktorët do të hedhin në telajo ngjyrat e vjeshtës korçare për t’i prezantuar punimet e tyre për publikun për tre ditë nga datat 25-28 tetor. /ata/

Exit mobile version