Site icon Telegrafi

Ditët e hapura informative në Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë

Të siguruarit në Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM) nga nesër, në të gjithë 30 shërbimet rajonale të vendit, do të mund që nga personat përgjegjës të informohen për të drejtat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata do të mund që të paraqesin ndonjë problem për fitimin e të drejtës për sigurim shëndetësor, ose të japin ide të tyre dhe propozime, që lidhen me përmarimin në punën e Fondit.

Ditët e hapura janë pjesë e obligimeve për të informuar të siguruarit, që paraqesin burim i vlefshëm informacioni për aktivitetet dhe risitë e FSSHM-së./Telegrafi/

Exit mobile version