Katër muaj para se të vritej, Osama bin Laden kishte qenë tek dentisti, i cili në gojën e gruas së tij i kishte zbuluar një çip për monitorim/vëzhgim.
Në një letër që është zbuluar kohët e fundit, e cila daton nga viti 2011, ish-kreu i al-Kaedës u pyet se si ishte e mundur që gruaja e tij Kajro Saber të ketë një çip të tillë në nofullën e saj, transmeton Telegrafi.
“Ata lehtë mund të fusin një çip të vogël nën lëkurën tuaj. Është madhësia e një kokërr gruri, as që mund ta vëreni”, shkruante në një letër të Osamas.
Përndryshe, në letrat e tij, disa herë vërehen fjalë ku shprehet frika e përgjimit të mundshëm.
Kjo lloj paranoje, e paraqitur në disa herë mund të na tregojë se Osama bin Laden mund të ketë parashikuar vdekjen e tij, vlerësojnë mediat e huaja.
Ekziston edhe një letër që u gjet më 2 maj 2011, por nuk dihet se kur ai e shkroi atë, transmeton Telegrafi.
Ajo fillon me fjalët: “Populli amerikan, paqja do të jetë ndër ta që ndjekin rrugën e drejtë”.
Por pjesa më interesante e letrës së ish udhëheqësit të al-Kaedës është një në të cilën i bën thirrje amerikanëve që të ruajnë mjedisin dhe planetin.
“Ruajeni njerëzimin nga gazrat e rrezikshme dhe të dëmshme që kërcënojnë fatin e botës”, kishte shkruar në një pjesë Bin Laden. /Telegrafi/