Në mbi 10 qytete nëpër Maqedoni gjatë muajit prill dhe maj do të shfaqen katër filma të animuar për fëmijë në suaza të projektit ‘Ditët e filmit për fëmijë’, që e organizon shtëpia e produksionit dhe distribuimit ‘Uzengija’, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Filmat janë të sinkronizuar në gjuhën shqipe dhe maqedonase dhe janë dedikuar për më të rinjtë, prej moshës katër deri 10 vjeç.
Filmat do të shfaqen në Tetovë, Gostivar, Dellçevë, Kumanovë, Negotinë, Prilep, Strugë, Veles, Ohër, Shtip, Gjevgjeli, Manastir, Kavadar.
‘Ditët e filmit për fëmijë’ filluan nga Shkupi fundjavën e kaluar ku në kinemanë ‘Frosina’ në Qendrën kulturore për të rinj u shfaqën ‘Pim Pom – Aventura e madhe’ dhe ‘Fëmija fantom’. Gjatë majit është planifikuar në më shumë qendra të kulturës në vend të shfaqen filmat e animuar ‘Ariu i madh’ dhe ‘Tor dhe legjenda për Valhala’. /Telegrafi/