Në organizim të Odës së zanatlinjve – Shkup, prej sot e deri në 8 maj do të mbahen “Ditët e Filigranit”.
Në këtë manifestim do të prezantohet dhe do të promovohet zanati i filigranit, që është pjesë e traditës maqedonase, do të prezantohen përpunues të shumtë të stolive nga filigrani, rruaza bizhuteri, gurë të çmuar dhe gjysmë të çmuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në suaza të ngjarjes treditore, i cili do të mbahet në City Mall të Shkupit, ndërsa do ta hap kryetari i Odës së zanatlinjve, Nikola Petrov, vizitorët do të kenë mundësi që në mënyrë të drejtpërdrejtë të shohin se si përpunohet filigrani dhe të mësojnë një pjesë të sekreteve të këtij zanati të njohur por të vështirë./Telegrafi/