Si brend ndërkombëtar SPAR ka përvojë dhe traditë në sjelljen e produkteve në treg me çmime të arsyeshme, me shije unike dhe me benefite të pafundme. Këtë vit SPAR Kosova në Ditët e Bylmetit ju sjell produktet e bylmetit, të cilat i përshtaten secilës kërkesë të konsumatorit dhe ku freskia dhe cilësia janë të garantuara dhe në fokus të brendit tonë.
Nga data 25 Mars deri më 4 Prill mund të vizitoni dyqanet e SPAR Kosova për të përfituar nga oferta për Ditët e Bylmetit. SPAR Kosova ofron nga brendi i saj shumëllojshmëri të jogurtave, kaçkavallëve, qumështit, gjalpit dhe djathrave si: djathi holandez maasdammer, cheddar, parmesan, djath dhie, produkte me përmbajtje të ulët të yndyrës, pa laktozë dhe shumë produkte tjera. Njëherit në SPAR Kosova po organizohen edhe promocione me këto produkte, në mënyrë që të keni mundësi t’i degustoni dhe të mahniteni me shijen e tyre.
Produktet e bylmetit janë përplot me vitamina dhe minerale thelbësore, duke përfshirë proteinat, kalciumin, fosforin, vitaminat A, D, B12 dhe shumë të tjera, që nënkupton se benefitet që ofrojnë këto produkte janë të panumërta. Konsumimi i qumështit, djathit dhe jogurtit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit, shtypjes së lartë dhe sulmit në zemër. Gjithashtu, këto produkte përmirësojnë shëndetin e tretjes, dhëmbëve dhe kockave.
SPAR Kosova mbetet e përkushtuar në sjelljen e produkteve më të freskëta dhe më cilësore në vend të cilat i kontribuojnë një stili jetese të shëndetshme.
Vizitoni pikat e SPAR Kosova në lokacionet: Prishtinë – Taslixhe, Rruga C, Swiss Mall (Rrethi Cagllavicës) dhe Ferizaj Gjon Sereqi e përfito nga oferta Ditët e Bylmetit.