Burgu i Vaqarrit në Shqipëri është i vetmi burg në botë ku policët nuk e marrin shërbimin për të parandaluar ndonjë arratisje të mundshme, por për të ruajtur bazën materiale.
Është gjithashtu i vetmi burg në botë që ka vetëm një të dënuar, por edhe ai në mëngjes del nga qelia dhe çdo darkë fiks në orën 20:00 , paraqitet për të fjetur në qeli.
Agim Tufa, 62 vjeç i dënuar për dhunë mbërrin çdo mbrëmje në burg sipas urdhrit të gjykatës.
Këtë dënim Tufa po e vuan prej një muaji deri në fund të vitit.
Fillimisht për shkak të pandemisë 62 vjeçari dezinfektohet dhe më pas kontrollohet.
Pavarësisht se gjatë ditës qëndron në shtëpi përpara se dera të mbyllet i moshuari ka të njëjtat të drejta si çdo i dënuar , mes tyre edhe detyrimi i burgut për t’i shërbyer vaktin e mbrëmjes dhe të mëngjesit.
Por meqënëse ai është vetmi i dënuar pasi burgu i Vaqarrit pas rikonstruksionit do kthehet në një burg gjysëm lirie dhe sigurie të ulët, Tufës i sillet ushqimi nga një burg tjetër. /TCH/