Mediat italiane e identifikojnë vetëm si doktor K., shqiptarin 26-vjeçar ditën ishte student i nderuar për master dhe natën hajdut apartamentesh. Në shtëpinë e tij në periferinë veriore të Milanos policia gjeti ora luksi, piktura të 1900-ës, gurë të çmuar, gjerdanë dhe unaza me diamante.
Autoritetet po kërkojnë një bashkëpunëtor, të larguar sipas gjasave, jashtë kufijve. I riu që natën hynte në apartamente të mira duke seleksionuar mallin e vjedhur, frekuentonte universitetin e Bocconit, duket me rezultate të mira dhe paraqitej si një djalosh i disiplinuar dhe i apasionuar pas mësimit.
Corriere della sera shkruan se ai vinte nga një familje e mirë, kishte një pamje të kuruar, kishte përfunduar studimet në ekonomi politike me nota maksimale dhe po ndiqte masterin.
Nuk punonte, por bënte një jetë të mirë dhe tani kuptohet përse. Sipas policisë, i përgatiste më shumë kujdes goditjet e tij, duke studiuar bllokun e pallateve, apartamentet, fqinjët dhe mënyrat më të mira të largimit, ndërsa ishte i aftë t’i hapte bravat pa lënë asnjë gjurmë.
26-vjeçari duket kishte përfunduar në herë në pranga në 2016-në po për vjedhje dhe ishte dëbuar. Ai që kthyer në Shqipëri, por i mësuar me jetën e mirë të Milanos, e kishte marrë sërish rrugën drejt Italisë duke tentuar atje të hiqej si qytetar mode. /Top Channel/