Site icon Telegrafi

Ditën e martesës e kupton se i fejuari luan në filma pornografik

Britanikja 27-vjeçare Haylie Hocking në ditën e martesës e ka kuptuar se i dashuri i saj Jason Brake, ndryshe trajner i fitnesit, kishte incizuar disa filma për të rritur, derisa filmin e tij të fundit e kishte incizuar vetëm disa javë para dasmës.

Haylie e kishte marrë vesh për profesionin e dytë të Jasonit në mënyrë të tmerrshme. Në fakt, shoqja e saj më e mirë në internet kishte kërkuar një striptizer për natën e vajzave kur “rastësisht” e kishte parë një incizim pornografik në të cilin e kishte dalluar Jasonin.

Lisa, siç quhet shoqja e Hayliet, menjëherë ia ka përcjellë lidhjen e internetit me incizimin, derisa e dëshpëruara Haylie automatikisht e ka njohur të fejuarin e saj.

“Pas gjashtë muajsh lidhjeje Jason kishte ardhur në banesën time, por shpesh mungonte duke thënë se ishte i zënë me trajnime private. Ka qenë shumë i kujdesshëm, dashnor i butë dhe shpesh më ka blerë dhurata kështu që nuk kam dyshuar në të”, ka thënë Haylie.

Ajo ka thënë se edhe martesa ka marrë fund definitivisht sepse nuk dëshiron të jetë në martesë me dikë që luan në filma pornografik.

Exit mobile version