Site icon Telegrafi

Ditën e Kurban Bajramit, prizrenasit i vidhen 900 kilogramë mjaltë

Bletarit nga Prizreni Behar Spahiu dikush ia vodhi 900 kilogramë mjaltë Ditën e Bajramit.

Ndonëse vendi ishte i mbrojtur me telin, që ai e kishte rrethuar, hajnat arritën t’i thyejnë dy dryrët dhe të depërtonin që të kryejnë aksionin.

Tani si dëshmi  në telefon po i mban dëmet e shkaktuara, që sipas tij arrijnë vlerën e afër 11 mijë eurove.

Rastin për Klan Kosova e kanë konfirmuar edhe policia e rajonit të Prizrenit, të cilët thanë se ngjarja është duke u hetuar, por Behar Spahiu nuk po pret që fajtorët të gjenden.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, bletari Spahiu po planifikon t’i tërheq bletët dhe të mos merret fare më me to.

Exit mobile version