Ajo që supozohej të ishte dita më e bukur e jetës së tyre, nuk ka shkuar ashtu siç mendohej për një çift në Korçë. Dhe fajin për këtë, mesa duket e ka pasur vetë nusja.
Siç ka shpjeguar korrespondentja e Korçës në emisionin “Aldo Morning Show”, nusja 21-vjeçare është dehur aq shumë, saqë ka kafshuar në vesh bashkëshortin e saj.
Kafshim ishte jo i vogël, por i mjaftueshëm sa për t’i shkaktuar gjakderdhje.
“Më pas vjehrra e ka marrë nusen, e ka zhveshur, e ka çuar në shtëpi dhe dasma është mbyllur shpejt e shpejt”, raportoi korrespondetja nga Korça.