Shumica arriti në përfundimin në komentet në TikTok se burri i saj sigurisht nuk e meritonte atë, dhe disa gjithashtu komentuan shprehjen e fytyrës së tij dhe thanë se mund të shihej që ky gjest i saj e lëndoi atë.
Një përdorues me emrin @mayangkumay shpërndau një video nga dasma e saj në Malajzi në TikTok, dhe shprehja në fytyrën e burrit të saj të ri i bëri disa të qeshin dhe të ndiejnë keqardhje njëkohësisht, transmeton Telegrafi.
Videoja tregon të sapomartuarit duke përshëndetur mysafirët e tyre, dhe njëri prej tyre është ish i dashuri i saj.
@mayangkumayBalas @nikennalee well netizen yg terhormat semua bebas berpendapat dipersilahkan ? #fyp♬ original sound – Mayangkumay
Ish i dashuri i nuses u afrohet të porsamartuarve dhe u ofron atyre një dorë për t’i uruar, por nusja e ndërpret atë dhe e pyet burrin e saj ‘a mund ta përqafojë edhe një herë tjetër’?
Ndërsa dhëndri i jep asaj një dritën jeshile, ajo mbështjell krahët rreth ish-it të saj, duke i përkëdhelur butësisht shpinën me një buqetë me lule në dorë. Video është parë më shumë se 5.5 milionë herë në TikTok dhe ka mbledhur gati gjysmë milioni pëlqime. /Telegrafi/