Site icon Telegrafi

Ditëlindjen në sallë operacioni, De Ligt do të jetë gati për Juventusin pas tre muajsh

Matthijs de Ligt (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images)

Matthijs De Ligt ka mbushur 21 vjet, ndërsa ditëlindjen mbrojtësi holandez e kaloi në sallën e operacionit.

Ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në shpatull, ku kishte një problem që e shqetësoi për pjesën më të madhe të sezonit.

Mbrojtësi holandez mbërriti që mbrëmë në kryeqytetin italian, Romë, i shoqëruar nga e dashura e tij, Annekee Molenaar dhe mjeku Luca Stefanini.

 

De Ligt do të duhet të ndjekë një protokoll rehabilitimi prej rreth tre muajsh. Kthimi i tij në fushë pritet të ndodhë në tetor në nëntor.

“Këtë mëngjes Matthijs de Ligt iu nënshtrua operacionit për të stabilizuar shpatullën e tij të djathtë në klinikën UPMC Salvator Mundi në Romë”.

 

“Operacioni i kryer nga Dr Volker Mushal, i ndihmuar nga mjekët Bryson Lesniak dhe Fabrizio Margheritini, në prani të menaxherit shëndetësor të Juventusit, Luca Stefanini, kaloi me sukses të plotë. Koha e rikuperimit do të jetë rreth 3 muaj”, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit të Juventusi. /Telegrafi/

Exit mobile version