Telegrafi

Ditëlindja e parë në Kuvend, Eliza Hoxha befasohet me lule nga kolegët e saj deputetë

Foto: Eliza Hoxha/Instagram

Këngëtarja, arkitektja dhe tanimë deputetja e njohur, Eliza Hoxha, feston sot (e enjte) ditëlindjen e 46-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Kjo ditëlindja ka qenë më speciale sipas Elizës, pasi është e para që ka festuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Këngëtarja, arkitektja dhe deputetja Eliza Hoxha (Foto: Eliza Hoxha/Instagram)

Këngëtarja e hitit “Pendimi” është deputete në parlament nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Eliza publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi në rrjetin social ku shfaqej krah deputetëve Bedri Hamza dhe Memli Krasniqi.

Foto: SC/Eliza Hoxha/Instagram

Ndërkohë në tavolinën përballë saj ndodhej një buqetë me lule, të cilën arkitektja dhe këngëtarja e ka marrë dhuratë nga bashkë-partiakja e saj, Blerta Deliu-Kodra.

“Një ditëlindje vërtetë e veçantë”, shkroi Eliza Hoxha në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/