Futbollisti i njohur Lorik Cana vazhdon të jetë një emër mjaft i diskutuar në media.
Ish-kapiteni i Kombëtares përveç performancës së tij në fushën e gjelbër, ka qenë disa herë temë e medieve edhe për jetën private.
Prej vitesh ai është i martuar me bukuroshen italiane, Monika Cana.
Kjo e fundit ka festuar sot (e premte) ditëlindjen, ndërsa është befasuar në shumë mënyra nga bashkëshorti i saj.
Cana përmes disa imazheve të publikuar në InstaStory, pyeti fansat nëse e dinë se sa trëndafila kishte zgjedhur ai për t’ia dhuruar bashkëshortes së tij për ditëlindje.
Përgjigja erdhi nga fotografia që më pas publikoi Monika, e cila shfaqi një nga vazot me buqetat e mëdha me trëndafila të kuq, që i kishte marrë dhuratë nga më i dashuri i saj.
Disa minuta më vonë, futbollisti ka publikuar një fotografi të çiftit në llogarinë personale në Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar urimet më të përzemërta për gruan.
“Urime ditëlindjen zemra ime”, kishte shkruar Cana për bashkëshorten e tij, e cila sot festoi të 30-tat. /Telegrafi/