Telegrafi

Ditëlindja e 40-të e Eliza Dushkut

(Foto: Instagram/elizadushku)

Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, sot (30 dhjetor 2020) feston ditëlindjen e 40-të.

Ylli hollivudian lindi në Boston të Massachusetts, si vajza e vetme dhe më e vogla nga katër fëmijët e Philip Richard George Dushku (i lindur po në Boston nga prindër me origjinë nga Korça) dhe Judith Ann Rasmussen (nga Idaho, me origjinë daneze, angleze, irlandeze dhe gjermane. Prindërit e saj ishin ndarë para se të lindte.

Si aktore dhe producente, Eliza është e njohur për rolin e Faith në dramën “Buffy the Vampire Slayer” (1998–2003) dhe seritë e saj ‘spin-off’, “Angel”.

“Tru Calling” (2003–2005) e “Dollhouse” (2009–2010) janë dramat tjera televizive, në të cilat ka pasur rolet kryesore.

Njëherësh, ajo është paraqitur në disa filma të suksesshëm, si “True Lies” (1994), “Bye Bye Love” (1995), “Bring It On” (2000), “Jay and Silent Bob Strike Back” (2001), “The New Guy” (2002), “Wrong Turn” (2003), “On Broadway” (2007), “The Scribbler” (2014), “Jane Wants a Boyfriend” (2015) e “Eloise” (2016).

Dushku, po ashtu e ka huazuar zërin për shumë filma të animuar dhe video-lojëra. /Telegrafi/