Telegrafi

Ditëlindja e 30-të e Commodore 64

Pas paraqitjes u deshën rreth gjysmë viti që Commodore 64-shet e parë të arrijnë në raftet e shitoreve prej të cilave ky bukurosh asokohe bëhej i juaji për 595 dollarë. Për ndryshim nga kompjuterët tjerë që shiteshin në shitoret e specializuara ose shitoret me pajisjet elektronike, C64 shitej në zinxhirët e mëdhenj tregtar gjë që bëri që ky kompjuter të depërtoj mirë në treg.

Numri 64 në emrin e kompjuterit përndryshe simbolizon 64 kB të memories punuese. Komponentët kyç të këtij sistemi kompjuterik gjithashtu janë procesori 8-bitësh 6502 i MOS-it me takt pune prej 1 MHz si dhe çipi i zërit MOS 6581 i cili së bashku me çipin grafik VIC-II kishte meritat më të mëdha për suksesin e këtij kompjuteri. Në të vërtetë, kombinimi i çipave të përmendur kishte për atë kohë mundësi të shkëlqyeshme veçanërisht duke pasur parasysh çmimin e ulët të kompjuterit. Softueri për C64 fillimisht ishte në dispozicion në kaseta, e më vonë arritën edhe floppy njësitë e jashtme gjë të thjeshtësoi në masë të madhe përdorimin duke pasur parasysh se më nuk duhej bërë rregullimin e kokës së kasetofonit me kaçavidë respektivisht më nuk duhej pastruar kokën nga pluhuri.

Duke iu falënderuar kombinimit të harduerit dhe softuerit, kompaktivitetit, çmimit të leverdishëm dhe mënyrës së distribucionit janë shitur rreth 17 milion kompjuter të këtillë. Edhe pse kompania Commodore në ofertën e vet më vonë kishte edhe modele të tjera të kompjuterëve, as njëri nga ata nuk u shit aq mirë sa legjendari C64. /Telegrafi/