Nancy Dow, nëna e aktores, Jennifer Aniston është ndare nga jeta në moshën 79 vjeçare.
Njoftimi është dhënë nga dy fëmijët e saj përmes një deklarate për shtyp.
“Është një ditë mjaft e trishtuar për mua dhe vëllain tim John te njoftojmë ndarjen nga jeta te nënës sonë Nancy Dow”, shkruan Jennifer Aniston. “Ajo ishte 79 vjeçare dhe shkoi e qete e rrethuar nga miqtë dhe familjaret pas një sëmundjeje te rende”. Me tej, ne deklarate ata kërkojnë privatësinë e familjes për te nderuar dhimbjen e tyre.
Mësohet se Nancy Dow vuante qe nga viti 2011. Ajo ishte e martuar dy herë, herën e parë me Jack Melick, me të cilin ajo kishte një djalë, dhe pastaj me John Aniston. Ata u divorcuan kur aktorja ishte ende fëmijë.