Telegrafi

Ditë zie në familjen e aktores së njohur Eni Jani, humb nënën (Foto)

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë) ka ndërruar jetë nëna e aktores shqiptare Eni Jani, e njohur për publikun si ‘Era’ e telenovelës së parë shqiptare “Njerëz dhe Fate”.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj regjisori Genc Fuga, i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka dhënë detaje për ceremoninë e varrimit.

Ky është postimi i plotë i tij:

Me hidhërim të madh, lajmërojmë se Suzana Jani (Gjyshja e Stinës, Kriosit, Ajnurit e Ajrit), ka ndërruar jetë! Familiarët janë mbledhur për përcjelljen e fundit tek ambjentet e Alba 2000 (pranë Medresesë)! Përcjellja do të jetë, nesër në orën 11.00 (nga ambjentet e Alba 2000 Funeral, në drejtim të Varrezave të Sharrës! /Telegrafi/