Telegrafi

Ditë të zeza për ekonominë Europiane

Frika e borxhit grek i dha Spanjës një goditje në përpjekjet e saj për të mos u infektuar nga Greqia. Sipas "Standard & Poor" nga kjo sëmundje nuk do të shpëtojë as Portugalia.

Kreu i organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i krahasoi krizat e borxheve me virusin Ebola. "Nuk është problemi tek sëmundja ngjitëse. Sëmundja ngjitëse tashmë është përhapur…", thotë Angel Gurril.

"Kjo është si virusi Ebola. Kur mendon se ia dole mbanë, të shfaqet domosdoshmëria e këputjes së këmbës në mënyrë që të shpëtosh".