Telegrafi

Ditë të vështira për ekonominë shqiptare

Në një raport të publikuar vetëm dy ditë më parë, i hartuar mbi të dhënat e dy muajve të parë të vitit, Instituti i Vjenës parashikon se gjatë këtij viti ekonomia shqiptare, do të ketë një rritje minimale, prej vetëm një për qind.
Raporti thotë se viti 2010 do te sjelle në Shqipëri edhe rritje te papunësisë, e cila sipas projeksioneve do te arrije ne rreth 15 për qind, një shifër kjo e artikuluar më parë, jo zyrtarisht edhe nga eksperte të Bankës Botërore.
Sipas raportit, 2010-a nuk do te jetë një vit i vështire vetëm për ekonominë shqiptare, pasi situata ekonomike pritet të jetë e zymtë në të gjithë rajonin.

Për Bosnjën, Malin e Zi dhe Kroacinë, parashikohet qe rritja ekonomike në 2010, të jetë sërish negative në shifrën një 1 për qind, ndërsa Maqedonia pritet që ketë vit të jetë në stanjacion, një situatë me rritje ekonomike zero.
Sipas institucioneve ndërkombëtare, vitin e kaluar Shqipëria ishte vendi me rritjen ekonomike më të lartë në Evrope, e cila përllogaritet ne 3 deri ne 4 për qind.

Por ne gjysmën e dytë të vitit dhe dy muajt e parë të 2010-ës, një sere treguesish zyrtare, dëshmojnë se ekonomia ka hyrë në një fazë të fortë ngadalësimi, e cila po reflektohet me rënie të ndjeshme te konsumit, rrudhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe tkurrje te forte të investimeve private dhe publike. (Tch)