Telegrafi

Ditë të hapura të Kryqit të Kuq në Kërçovë

Në nderë të shënimit të Javës së Kryqit të Kuq të RM-së, sot në Kërçovë është mbajtur ‘Ditë e hapur’ në të cilën u prezantuan aktivitete të Kryqit të Kuq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq përmes rrjetit global ka punësuar pothuajse gjysmë milionë punonjë dhe 100 milionë vullnetarë, anëtarë dhe mbështetës nga 190 vende të botës, njofton AIM.

‘Këtë vit në nder të 8 Maj-Dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, Kryqi i Kuq-Kërçovë nga 8 deri më 15 maj në Javën e Kryqit të Kuq të RM-së është përfshirë në fushatën globale të Federatës ndërkombëtare të shoqatës së Kryqit të Kuq Gjysmëhënës së kuqe, e cila po udhëhiqet nën moton ‘Gjithkund për secilin’, tha ndër të tjera Llazeska-përfaqësuese e Kryqit të Kuq-Kërçovë. /Telegrafi/