Site icon Telegrafi

Ditë të hapura të Kadastrës në Gostivar

Në vazhdën e aksionit për regjistrim papagesë në zonën ku vepron Kadastra e pronave të patundshmëve ose pjesëmarrja është më pak se 20%, informojnë sot nga Drejtoria e Agjencisë për Kadastër të patundshmërive Sllavçe Tërpeski në kuadër të Ditëve të hapura të Kadastrës në Gostivar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Me këtë aksion në tre vitet e kaluara janë azhurnuar 17 mijë parcela, kurse 11 mijë qytetarë kanë marrë Listën pronësore’, ka theksuar Tërpeski.

Drejtoria bën thirrje, të gjithë qytetarëve që kanë dorëzuar kërkesat për legalizim të ndërtimeve pa leje janë mbyllur në shtator të 2011, që deri në fund të vitit të dorëzojnë elaboratet gjeodezike deri te komuna dhe atë sa më shpejtë, sepse ka rreth 20 mijë elaborate të papërpunuara, kurse kapacitetet janë të kufizuar.

Ditët e hapura të Kadastër zbatohen gati dy vite me rradhë. /Telegrafi/

Exit mobile version