Telegrafi

Ditë të hapura të Agjencisë për ushqim dhe veterinari në Prilep

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) do të vizitojë qytetin e Prilepit, ku do të vazhdojë fushata e ditëve të hapura pë qytetarët, ndërkaq i pranishëm do të jetë edhe drejtori i agjencisë, Zoran Popovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë ditë të hapur, qytetarët dhe përfaqësuesit ekompanive do të kenë mundësi që të njihen me përgjegjësitë dhe punët e AUV-së, por edhe të fitojnë ndihmë profesionale për shqetësimet e tyre në sferën përkatëse./Telegrafi/